Rritja e çmimeve për maskat dhe dezinfektantët, Manastirliu: Do marrim të gjitha masat për të mos lejuar abuzimet, të gjitha farmacitë do furnizohen

Publikuar tek: politike, më 22:49 24-02-2020 Rritja e çmimeve për maskat dhe dezinfektantët, Manastirliu: Do marrim të gjitha masat për të mos lejuar abuzimet, të gjitha farmacitë do furnizohen Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se autoritetet shtetërore do të marrin të gjitha masat e nevojshme që farmacitë e vendit të furnizohen me maska dhe dezinfektantë, për mbrojtjen personale.

‘Ne do të kemi të gjithë vëmendjen e nevojshme për çimemt. Në raport me farmacitë do të marrim të gjitha masa për të mos lejuar abuzimin.

Sistemi shëndetësor publik është i garantura me furnizimin me të gjitha pajiset shëndetësore që i vlejnë mbrojtjes personale, maska, dezifektantë dhe çdo element tjetër. Ne kemi marra masat edhe në stok. Qytetarët të mos përhapin panik dhe të mos ken asnjë dyshim që sistemi shëndetësor do ti përgjigjet situatës’, tha ministrja.

E pyetur për fondin që ka vënë në dispozicion qeveria për përballimin e situatës, Manastirliu tha se të gjitha fondet janë gati dhe në varësi të situatës do të alokohen dhe të tjera.

‘Qeveria po e trajton me maksimumin e seriozitetit. Janë gati dhe fondet dhe mund të alokohen dhe fonde shtesë në bazë të situatës. Qytetarët të mos panikosen dhe të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin. Të dëgjohen ekspertët. Farmacitë do të furnizohen të gjitha. Qytetarët të mos fikësohen’, përmbylli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069539546966553
array(1) { ["section"]=> string(152) "rritja-e-cmimeve-per-maskat-dhe-dezinfektantet-manastirliu-do-marrim-te-gjitha-masat-per-te-mos-lejuar-abuzimet-te-gjitha-farmacite-do-furnizohen-196330" }