Rritja e çmimit të maskave dhe xhelit dezinfektues, Prokuroria italiane nis hetimet

Publikuar tek: bota, më 22:38 24-02-2020 Rritja e çmimit të maskave dhe xhelit dezinfektues, Prokuroria italiane nis hetimet Mjeket jane pajisur me kostume mbrojtese ne spitalet italiane

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim kundër shitësve të materialeve mjekësore, për rritjen e çmimeve të maskave dhe xhelit dezinfektues.

Rritja e këtyre çmimeve erdhi pas shfaqjes së koronavirusit në Itali, ku deri tani kanë humbur jetën 7 persona dhe më shumë se 230 janë të infektuar.

Ende nuk është asnjë I dyshuar, edhe për faktin se rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht në tregun online.

Lombardia dhe Veneto në Itali janë të izoluara, me qytetarët që lejohet të dalin jashtë qytetit vetëm pasi të kenë kryer të gjitha kontrollet e mundshme.

Shteti Italian ka marrë të gjitha masat e mundshme, ndërsa shkollat dhe universitetet janë mbyllur deri në fillim të marsit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070750713348389
array(1) { ["section"]=> string(89) "rritja-e-cmimit-te-maskave-dhe-xhelit-dezinfektues-prokuroria-italiane-nis-hetimet-196328" }