Rritja e çmimit të ujit dhe koncesionet e shkollave, vjen reagimi i parë i Lulzim Bashës: Çfarë do bëjmë për ta luftuar?

Publikuar tek: politike, më 10:29 27-07-2017 Rritja e çmimit të ujit dhe koncesionet e shkollave, vjen reagimi i parë i Lulzim Bashës: Çfarë do bëjmë për ta luftuar?

Vjen reagimi i parë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas miratimit të bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionet e shkollave.

Basha e konsideron një “pazar” mes PS, PDIU dhe LSI miratimin e këtyre akteve dhe thekson se loja e tyre vazhdon si mëparë, por tashmë me role të reja.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të e fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shprehet Basha për vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës pasditen e djeshme.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13316583633423
array(1) { ["section"]=> string(123) "rritja-e-cmimit-te-ujit-dhe-koncesionet-e-shkollave-vjen-reagimi-i-pare-i-lulzim-bashes-cfare-do-bejme-per-ta-luftuar-87495" }