Rritja e ekonomisë nëpër ishuj, Greqia hap për publikun pasuritë e saj nëndetare

Publikuar tek: bota, më 06:13 13-04-2019 Rritja e ekonomisë nëpër ishuj, Greqia hap për publikun pasuritë e saj nëndetare

Ministria greke e  Kulturës ka njoftuar se anija antike e mbytur e Peristerias, që ndodhet në brigjet e ishullit Aloniso në Detin Egje, do të jetë një prej zonave të para nëndetare që shumë shpejt do të hapen për publikun.

'Objektivi është që të bëhen të vizitueshme zona të rëndësishme nëndetare në dy vitet e ardhshme për të ndihmuar edhe ekonominë e ishujve fqinje', thuhet në njoftimin e  ministrisë.

Anija e Peristerias, që i përkon periudhës klasike të Antikitetit, mban emrin e ishullit të pabanuar pranë Alonisos ku u zbulua para 40 vitesh nga një peshkatar, në arkipelagun të Sporadeve në qendër të Detit Egje.

Dhjetëra anije antike të mbytura gjenden në ujërat greke, rreth 60 prej tyre janë zbuluar pranë arkipelagut Furni në Detin Egje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011060953140259
array(1) { ["section"]=> string(86) "rritja-e-ekonomise-neper-ishuj-greqia-hap-per-publikun-pasurite-e-saj-nendetare-160212" }