Rritja e infektimeve në Shqipëri, mbyllen lokalet dhe restorantet? Ja oraret që po diskutohen për të kufizuar aktivitetet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 31-10-2020 Rritja e infektimeve në Shqipëri, mbyllen lokalet dhe restorantet? Ja oraret që po diskutohen për të kufizuar aktivitetet Ilustruese

Shifrat e larta të infektimeve në javët e fundit mund të sjellin sërish mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, që shihen si vatra të përhapjes së infeksionit, raporton newsbomb.al.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se në Ministrinë e Shëndetësisë po diskutohet një skenar i tillë, ku baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Po sipas këtyre burimeve, mbyllja pritet të fillojë që nga e hëna e datës 9 nëntor, ndërkohë që orari i kufizimeve mund të ndryshojë në varësi të shifrave të infektimeve gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë se ditën e enjte Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën për 1 muaj, ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se po diskutohet mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut duke filluar nga ora 22:00.

Shumë shtete të Europës si Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vendosën rregullat e reja të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndaj edhe në Shqipëri po dikutohet një skenar i tillë, që mund të vijë shumë shpejt, në datën 9 nëntor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëlloi me plumb në kokë vëllezërit Mahmuti dhe babain e tyre, Olsi Lekut i kërkohet profil ADN-je, dyshohet se është vrasësi i Ilir Rexhepit (DETAJE)
Vetëvrasja e 33 vjeçares në Tiranë, Marsida u kthye e zhgënjyer nga takimi në Gjirokastër me të riun që njohu në internet »
Article Logic
Execution time: 0.011115074157715
array(1) { ["section"]=> string(126) "rritja-e-infektimeve-ne-shqiperi-mbyllen-lokalet-dhe-restorantet-ja-oraret-qe-po-diskutohen-per-te-kufizuar-aktivitetet-225962" }