Rritja e mesatares së pranimit në universitet, deputeti kërkon interpelancë me Besa Shahinin: Mbeten pa arsim 10 mijë të rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 17-07-2019 Rritja e mesatares së pranimit në universitet, deputeti kërkon interpelancë me Besa Shahinin: Mbeten pa arsim 10 mijë të rinj

Deputeti Andi Përmeti ka kërkuar interepelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahini ditën e nesërme në Kuvend.

Përmeti bën me dije se e ka kërkuar një gjë të tillë, pas VKM së datës 5 maj 2019 ku me propozim të Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinisë një muaj përpara përfundimit të gjimnazit nxënësve iu është rritur mesatarja e pranimit në Universitete.

Sipas Përmetit, VKM-ja me fuqi prapavepruese lë pa arsim të lartë rreth 10.000 të rinj.

Komenti i plotë:

Neser ne interpelance urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinise rreth V.K.M. nr 295, date 01.05.2019 ku me propozim te Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise nje muaj perpara perfundimit te gjimnazit nxenesve iu eshte rritur mesatarja e pranimit ne Universitete (publike dhe private). Nje V.K.M. me fuqi prapavepruese qe le pa arsim te larte rreth 10.000 te rinj ne gjithe Shqiperine. Nje akt i papergjegjshem dhe totalisht antiligjor i cili shkaterron te ardhmen e mijera te rinjve dhe familjeve te tyre.

Ministrja duhet te jape llogari dhe te mbaje pergjegjesi per kete propozim antiligjor dhe shkaterrues per te rinjte dhe familjet e tyre.

67187355_10219924685767187_7509142007952965632_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02340292930603
array(1) { ["section"]=> string(130) "rritja-e-mesatares-se-pranimit-ne-universitet-deputeti-kerkon-interpelance-me-besa-shahinin-mbeten-pa-arsim-10-mije-te-rinj-172484" }