Rritja e pagës për arsimtarët, Ministria e Arsimit ndryshon datën e provimit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 09-04-2017 Rritja e pagës për arsimtarët, Ministria e Arsimit ndryshon datën e provimit

Një javë kohë më shumë për mësuesit që do të futen në provimin për kualifikim e shtesë në pagë. Janë më shumë se 3 mijë mësues që i nënshtrohen çdo vit këtij testimi.

Ministria e Arsimit  përcakton datën 22 prill 2017 për zhvillimin e provimit për mësuesit, që deri në dhjetor kanë bërë 5, 10 apo 20 vjet përvojë pune.

“Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve, i parashikuar me shkresën nr.264, datë 16.01.2017 ‘Për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2016-2017’ për t’u zhvilluar më datë 15.04.2017, do të zhvillohet më datë 22.04.2017, ora 10:00¬ 12:30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit”.

Por vlerësimi përfundimtar nuk bazohet vetëm te testi i 22 prillit.

Pjesa e parë është e detyrueshme dhe përmban 15 pikë. Pjesën më të madhe të pikëve një kandidat për titull e ka nga testi, i cili përmban 70 pikë, ndërsa 15 pikëshi tjetër plotësohet nga bonuset, që mund të jetë një doktoraturë, diplomë pasuniversitare apo mbrojtja e një gjuhe të huaj.

Kush përfiton nga rritja e pagës

Në testin e pas dy javëve do të futen mësuesit që deri më 31 dhjetor të 2016-¬ ës kanë mbushur mbi 5 vite punë e që janë në kërkim të titullit “Më¬sues i kualifikuar”, ata me përvojë mbi 10¬vjeçare, kandidatë për “Mësues specialist” dhe “Mësues mjeshtër”, që janë arsimtarët të cilët kanë mbi 20 vite karrierë.

Mësuesit kalues përfitojnë përveç kualifikimit, edhe shtesën në pagë, e cila korrespondon me vitet e punës që kanë në arsim (në përqindje).

Kështu, ata me mbi 5 vite përvojë përfitojnë 5% mbi pagën, më¬suesit me mbi 10 vite 10% më shumë, ndërsa arsimtarët me përvojë më shumë se 20¬ vjeçare përfitojnë 20% më shumë.

Ky është shansi i dytë për një tjetër rritje page për arsimtarët, gjithnjë nëse rezultojnë kalues në provim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident masiv në autostradën Tiranë -Durrës, përplasen disa makina
12 ton drogë në Përmet, Hoxha: Pronarët janë nga kryeqyteti »
Article Logic
Execution time: 0.0078411102294922
array(1) { ["section"]=> string(81) "rritja-e-pages-per-arsimtaret-ministria-e-arsimit-ndryshon-daten-e-provimit-74619" }