‘’Rritja e qëndrueshme, duhet të vijë nga eksportet’’, Banka Botërore rendit kapacitetet që mund të shfrytëzohen në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 10:24 08-04-2016 ‘’Rritja e qëndrueshme, duhet të vijë nga eksportet’’, Banka Botërore rendit kapacitetet që mund të shfrytëzohen në Shqipëri

Banka Botërore nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri, ka renditur kapacitet që mund të shfrytëzohen për të arritur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Norma e lartë e papunësisë, likuiditeti në fondin bankar, eksportet, ishin disa nga potencialet që mund të shfrytëzojë qeveria.

“Ku janë këto kapacitete? Çfarë mund të shfrytëzohet? Pse nuk shfrytëzohen?’’, qe pyetja e gazetarëve për përfaqesuesit.

“Norma e lartë e papunësisë, potencial I pashfrytëzuar. Likuiditeti në fondin bankar. Në potencialin e eksportëve, sa larg është Shqipëria dhe në mos gaboj është rreth 40%. Potenciali ekonomik nëse i referohemi studimeve nga 6% para krize ai është ulur rreth 3, 3.2 , 3.5.

Çfarë mund të bëjmë ne për të kapur potencialin ekonomik?

Tregu i punës ka nevojë për reforma, ka nevojë të reduktohet kjo papunësi strukturalisht e lartë. Që do jetë edhe atraksion i mirë edhe për kapitalet e huaja. Sigurimi i një infrastrukture: sigurinë energjetike, eficencë në autoritetet publike si dhe me një klimë të qëndrueshme për biznesit. Ndryshimi I politikave afatshkurtra kanë një diapazon të kufizuar që ndonjëherë jep ndikim të vogël, ndonjëherë jo.

Cili sektor ka kapacitet?

Unë nuk mund të mendoj një sektor që është i ezauruar. Bujqësia ende nuk është në gjendje, ende importues të ushqimeve, turizmi patjetër që ka.

Nëse dicka na bënte vulnerabël është Sofistikimi I ulet I ekporteve shqiptare. Ajo që duam të shikojmë është rritja e peshës së eksporteve. Nëse duam të sigurojmë një rriteje të qëndrueshme, kjo duhet të vijë nga eksportet’’, u shpreh përfaqësuesja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023081064224243
array(1) { ["section"]=> string(124) "rritja-e-qendrueshme-duhet-te-vije-nga-eksportet-banka-boterore-rendit-kapacitetet-qe-mund-te-shfrytezohen-ne-shqiperi-37133" }