Rritja e rasteve me Covid-19 në mbarë botën, Hungaria mbyll kufirin me disa shtete (VENDIMI PËR SHQIPËRINË)

Publikuar tek: rajon, më 15:52 12-07-2020 Rritja e rasteve me Covid-19 në mbarë botën, Hungaria mbyll kufirin me disa shtete (VENDIMI PËR SHQIPËRINË) Ilustruese

Hungaria ka vendosur të marrë masa të reja, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria hungareze ka vendosur që të mbyllë kufirin me disa shtete duke i ndarë në tre katigori të kuqe, të verdhë dhe jeshile bazuar në shkallën e të infektuarve.

Shtetet që përfshihen në listën e kuqe dhe që nuk do të lejohen të udhëtojnë janë Shqipëria, Ukraina, Bjellorusina, Azia, Afrika dhe Amerika Jugore.

Ndërsa qytetarët nga shtetet të cilët janë në listën e verdhë do të karantinohen për dy javë. Shtetet në listën e verdhë janë: Bullgaria, Portugalia, Rumania dhe Suedia, si dhe Britania, Rusia, Serbia, Japonia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Rregullat e sipërpërmendura do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban është shprehur se këto masa po merren për shkak se vendet fqinje ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve me koronavirus.

“Ne shohim shenja shqetësuese në vendet fqinje, Evropë dhe mbarë botën,ndaj po merren masa" tha Orban.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098519325256348
array(1) { ["section"]=> string(111) "rritja-e-rasteve-me-covid-19-ne-mbare-boten-hungaria-mbyll-kufirin-me-disa-shtete-vendimi-per-shqiperine-213630" }