Rritja e rasteve me Covid-19, Rakacolli bën përgjegjës qytetarët: Nuk e respektuan protokollin e hapjes

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 07-07-2020 Rritja e rasteve me Covid-19, Rakacolli bën përgjegjës qytetarët: Nuk e respektuan protokollin e hapjes Mira Rakacolli

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacoli, tha se rastet e reja janë shtuar për shkak se nuk janë respektuar masat nga qytetarët shqiptarë.

E ftuar në emisionin 'Rempora', Rakacolli tha vatrat e infeksionit nul lindën në spitale, por në vende ku nuk u respektuan masat parandaluese ndaj Covid-19.

"Qytetarët nuk e respektuan si duhet protokollin e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid. Vatrat nuk lindën në spital, janë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet", tha Rakacolli. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096378326416016
array(1) { ["section"]=> string(108) "rritja-e-rasteve-me-covid-19-rakacolli-ben-pergjegjes-qytetaret-nuk-e-respektuan-protokollin-e-hapjes-213182" }