Rritja e rasteve me Covid, Gjermania dhe Franca mbyllen sërish, Merkel: Nga e hëna rifutemi në karantinë!

Publikuar tek: bota, më 15:25 28-10-2020 Rritja e rasteve me Covid, Gjermania dhe Franca mbyllen sërish, Merkel: Nga e hëna rifutemi në karantinë!

Gjermania dhe Franca po përgatiten për rikthimin e karantinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e mori vendimin vetëm pak minuta më parë, në mbledhjen me drejtuesit e 16 qarqeve. Ajo ka deklaruar se nga e hëna, Gjermania do te rifutet në karantinë.

Gjatë mbledhjes u diskutua për mbylljen e restoranteve dhe bareve, por shkollat dhe çerdhet do të mbahen të hapura. Njerëzit do të lejohen që të dalin në publik vetëm me familjarët e tyre.

Franca e cila ka parë më shumë se 50,000 raste të reja në ditë do të rikthehet sërish në karantinë, duke ndaluar lëvizjen e masave në rrugët e qytetit.

Por kostoja ekonomike ka të ngjarë të jetë e rëndë, duke zhdukur shenjat e brishta të rimëkëmbjes të vërejtura gjatë verës dhe duke rritur mundësinë e një recesioni të dyfishtë. Tregjet evropiane të aksioneve arritën të mërkurën nivelet e tyre më të ulëta që nga qershori, ndërsa euro ra kundër dollarit.

Udhëheqësit kanë qenë të dëshpëruar për të shmangur koston dëmtuese të bllokimeve, masat e reja pasqyrojnë alarmin në rritje me ritmin galopant të pandemisë nga Spanja, Franca dhe Gjermania në Rusi, Poloni dhe Bullgari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidentja e KE jep lajmin e mirë, ja kur pritet të fillojë furnizimi i vaksinës anti-Covid
Mungesë dramatike në personelin mjekësor, Gjermanisë i duhen 4000 infermierë për të përballuar Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.022753000259399
array(1) { ["section"]=> string(108) "rritja-e-rasteve-me-covid-gjermania-dhe-franca-mbyllen-serish-merkel-nga-e-hena-rifutemi-ne-karantine-225510" }