Rritja e rateve të reja me Covid-19, Kosova pritet të njoftojë sot kufizimet e mundshme

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 31-10-2020 Rritja e rateve të reja me Covid-19, Kosova pritet të njoftojë sot kufizimet e mundshme

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë do të vendosë sot për kufizimet e reja kundër përhapjes së Covid-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit (të premten) në Kosovë janë regjistruar 418 raste të reja me Covid.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka thënë se kjo është shifra me e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars.

“Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, njofton Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Është gjetur Eva Dumani’, gazetari shqiptar publikon bisedën me kolegun sirian: Po qëndron me një familje shqiptare, do kthehen...
Transportonte lëndë drusore pa leje, procedohet penalisht shoferi 35-vjeçar nga Fieri »
Article Logic
Execution time: 0.010953903198242
array(1) { ["section"]=> string(93) "rritja-e-rateve-te-reja-me-covid-19-kosova-pritet-te-njoftoje-sot-kufizimet-e-mundshme-225876" }