Rritja e të infektuarve me COVID, tre ambulanca me pacientë në pritje te ‘Shefqet Ndroqi’

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 21-11-2020 Rritja e të infektuarve me COVID, tre ambulanca me pacientë në pritje te ‘Shefqet Ndroqi’

Situta vijon të jetë e rënduar në vendin tonë sa i përket situatës nga koronavirusi.

Ditët e fundit është regjistruar një numër i lartë i të infektuarve duke shënuar kështu dhe numra rekord të rasteve ditore. Numri i lartë i të infektuarve bën që spitalet të mbingarkohet.

Gazetari Erion Skëndaj ditën e sotme nga spitali i ‘Shefqet Ndroqit’ ose COVID2 shprehet se problemi kryesor që shqetëson pacientët, stafin por edhe familjarët është mungesa e kapaciteteve brenda tij.

Ai ndër të tjera tha se janë 3 autoambulanca me pacientë prej një ore po qëndrojnë në pritje që të shtrohen në spital.

“Prej 15 nëntorit problematikë kryesore sa i përket shtrimeve në spitalet Covid është Sanatoriumi që duhet të përballojë të gjitha urgjencat që vijnë nga Veriu, verilindja dhe urgjencat e Tiranës mbi 60% të totalit të urgjencave. Janë 3 autoambulanca që qëndrojnë prej një ore të parkuara. Ajo që përsërisim është fakti se këtu s’ka vend në urgjencë, jo më në pavion. Duhet të lirohet një vend në urgjencë që të futet një tjetër Familjarët kanë pasur edhe momente tensioni ndaj bluzave të bardha që po bëjnë të pamundurën”, tha ai.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjeti kodet në internet, gazetari holandez futet në konferencën sekrete të ministrave të BE-së, ata shkrihen gazit, por i kërkojnë të largohet se mund të arrestohet (VIDEO)
E paprecedentë në Elbasan, sulmohet me gurë qendra shëndetësore dhe i thyhen xhamat (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011391162872314
array(1) { ["section"]=> string(93) "rritja-e-te-infektuarve-me-covid-tre-ambulanca-me-paciente-ne-pritje-te-shefqet-ndroqi-228602" }