Rritja e të infektuarve/ Serbia me dorë të 'hekurt', mbyll kafenetë dhe konviktet. Kush s’vë maskë gjobitet

Publikuar tek: rajon, më 13:49 03-07-2020 Rritja e të infektuarve/ Serbia me dorë të 'hekurt', mbyll kafenetë dhe konviktet. Kush s’vë maskë gjobitet Ilustruese

Serbia ka marrë masa të forta pas shtimit të rasteve me Covid.

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha të enjten se qeveria ka vendosur të mbyllë konviktet e studentëve në Beograd dhe të kufizojë orarin e punës të të gjitha klubeve, restoranteve dhe kafeneve për një periudhë dy-javore.

Duke folur drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror serb (RTS), Vuçiç tha se klubet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen midis orës 11:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Ai shtoi se do të vendoset ndalimi i tubimeve publike me më shumë se 100 njerëz dhe tubimet në natyrë me më shumë se 500 persona.

Ai tha se gjobat, ndërmjet 5.000 dhe 6.000 dinarë, do të aplikohen nëse njerëzit nuk mbajnë maska ​​në transportet publike dhe qendrat tregtare.

Vuçiç shtoi se Beogradi është problemi më i madh aktualisht sepse 82.5 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë zbuluar në kryeqytetin serb.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094280242919922
array(1) { ["section"]=> string(109) "rritja-e-te-infektuarve-serbia-me-dore-te-hekurt-mbyll-kafenete-dhe-konviktet-kush-s-ve-maske-gjobitet-212698" }