Rritja i rasteve me Covid-19, Meta kërkesë Manastirliut, vë në dijeni Ramën dhe Ruçin: Situata po përkeqësohet, shkelja e ‘5 Qershorit’ do e çojë drejt katastrofës

Publikuar tek: politike, më 09:22 28-10-2020 Rritja i rasteve me Covid-19, Meta kërkesë Manastirliut, vë në dijeni Ramën dhe Ruçin: Situata po përkeqësohet, shkelja e ‘5 Qershorit’ do e çojë drejt katastrofës FotoMontazh: Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta njofton se i ka çuar një kërkesë për informacion ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas shtrimit të rasteve me Covid-19.

“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues”, shkruan Meta, ndërsa publikon dhe kërkesën zyrtare.

Sipas Presidentit, shkelja e marrëveshjes së “5 Qershorit” do ta çojë situatën e pandemisë drejt katastrofës.

“Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë. Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit”, shkruan Ilir Meta, President i Republikës.

122708193_3478622902183958_980191802295944173_o.jpg

122720934_3478623012183947_7654593307849650101_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist thirrje Ilir Metës: Nëse i ke bërë 419 kërkesa SHISH për nënshtetësitë, të kërkoj falje publikisht
Meta kërkoi ‘llogari’ për situatën e Covid-19, i përgjigjet menjëherë Rama: Shiko punën që ke, mos i fut hundët në punët e ekspertëve »
Article Logic
Execution time: 0.011315822601318
array(1) { ["section"]=> string(164) "rritja-i-rasteve-me-covid-19-meta-kerkese-manastirliut-ve-ne-dijeni-ramen-dhe-rucin-situata-po-perkeqesohet-shkelja-e-5-qershorit-do-e-coje-drejt-katastrofes-225462" }