Rrjet të ri ujësjellësi për dy lagje në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 04-01-2019 Rrjet të ri ujësjellësi për dy lagje në Tiranë

Dy lagje të reja këtë fillimviti kanë marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Ndonëse periudhë festash, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë kryer një tjetër investim për të rritur cilësinë e shërbimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës. Falë këtij investimi, banorët në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopshtit Botanik kanë tashmë një rrjet të ri të ujit të pijshëm.

Ndërkohë, një investimi i zbatuar në Bulevardin "Bajram Curri", brenda "Pallatit me Shigjeta" i ka dhënë zgjidhje problematikave të banorëve të asaj zone.

Projekti ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri.

Gjatë këtyre 3 viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer investime të rëndësishme në shumë lagje të kryeqytetit duke rikonstruktuar apo ndërtuar rrjet tërësisht të ri.

49293646_392169974924099_5511149816291262464_n.jpg

49715070_2176662515752594_1557571015175831552_n.jpg

49719561_2379884845631136_4473278459635826688_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga varfëri ekstreme në jetesë dinjitoze, merr zgjidhje situata e familjes Shira në Bulqizë (Fotot)
U rrëmbye në mes të ditës, lirohet biznesmeni në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.011143922805786
array(1) { ["section"]=> string(53) "rrjet-te-ri-ujesjellesi-per-dy-lagje-ne-tirane-147492" }