Rrjeta e korrupsionit në polici/ Zbardhen përgjimet, tre mijë euro për një vend pune

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 16-03-2015 Rrjeta e korrupsionit në polici/ Zbardhen përgjimet, tre mijë euro për një vend pune Policë në aktivitet

Përgjimet për policin Hamëz Demushi dhe një person që bën ndërmjetësin për t’a punësuar Demushin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nxjerrin në dritë rrjetën e dendur të korrupsionit në radhët e policisë. Demushi ka paguar tre mijë euro dhe një orë për t’u punësuar në polici. Pas përgjimeve, ku implikohet edhe Alban Ahmeti, shef i Sektorit të Operacioneve Speciale, zbardhen bisedat me kode. Hamëz Demushi dhe Avni Shaba u arrestuan, kurse Alban Ahmeti u pezullua nga detyra.

Sipas gazetarit Leonard Bakillari që ka publikuar sot bisedat në gazetën ‘’Mapo’’, Demushi me ndihmën e Avni Shabës, Demushi gjatë kësaj kohe ka ushtuar ndikim të paligjshëm te drejtori I Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Alban Ahmeti, që të emërohej kundrejt rryshfetit.

Një përgjim është kryer mes Shabës, ndërmjetësit dhe shefit Alban Ahmeti. Në takimin në shtëpinë e Ahmetit, në telefon Ahmeti e pyet ‘’Po të pres pra. A i more shegët me vete?’’. Pas pak minutash një person e merr në telefon Demushin dhe e pyet nëse ‘’I ka çuar ndonjë gjë kështu’’. ‘’Shegë, mandarina’’, I përgjigjet Demushi duke qeshur.

Shaba ka punuar,sipas hetimit që të rregullonte marrëdhënien e Demushit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas mungesave që kishte bërë në punë.

 “Sapo u ndava me shef Gëzimin, të përqafon’’, dëgjohet në përgjim t’I ketë thënë Shaba Demushit. Por diçka nuk shkon mirë. ‘’Letrat I kanë çuar te nëndrejtori dhe se e ka firmosur nëndrejtori, por drejtorin e kanë marrë në telefon dhe më thirri dhe më tha: Nuk e firmosa, ça janë këto. Unë do bëj dhe një përpjekje nesër, , por nuk bëhet se më thirri vetë përpara. Se kush ka shkuar dhe I ka thënë dhe më tha: Ça e keni marrë filanin’’, mësohet t’I ketë thënë Shaba, Demushit.

Në një bisedë tjetër Demushi sqaron dhënien e lekëve: “Ia pata dhënë unë. M’I pat kthy mbrapa. Pati mbajt dy dhe orën…dhe një mijë në darkë. Katër mijë ia kam dhënë’’, ka thënë Demushi.

Nga përgjimet rezulton se tre persona kanë ofruar dhe marrë para për transferimin e Hamëz Demushit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dy janë arrestuar dhe një tjetër është pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

Në bisedën me Demushin, Shaba I thotë se urdhri është gati. ‘’Urdhri është bërë gati, e ka firmosur nëndrejtori, ta firmosi dhe drejtori  përgjithshëm dhe mbaron kjo punë’’, thuhet gjatë përgjimeve.

Demushi flet me një të afërmin e tij, ku pyetet nëse ia kishte çuar ‘’ato xhixhat atij’’, ku Demushi I përgjigjet ‘’ia çova një katërshe atij dhe një njëshe ja jap mbrapa’’.

Nga hetimi del se gjatë shtatorit 2014 deri në janar 2015, Demushi ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si efektiv I Sektorit të Operacioneve Speciale që drejtohej nga Alban Ahmeti, I pezulluar tashmë si I dyshuar për korrupsion.Ish- efektivi I Komisariatit Numër 3, Hamëz Demushi rezulton të jetë I përfshirë kështu në një aferë korruptive. Ai u hetua për trafik narkotikësh, pas gjetjes së kokainës në shtëpi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në Durrës, gjendet një pako në portën e gjimnazit ''Hysen Çela''
Alarm për bombë në Durrës, te Drejtoria Rajonale Arsimore »
Article Logic
Execution time: 0.012142896652222
array(1) { ["section"]=> string(87) "rrjeta-e-korrupsionit-ne-polici-zbardhen-pergjimet-tre-mije-euro-per-nje-vend-pune-6018" }