“RRJETA” e policisë ‘peshkon’ trafikantin e drogës: Sekuestrohen 20 kile marijuhanë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 04-02-2017
Lezhe by newsbomb-al

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar  " Rrjeta", sekuestrohen 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe shpallet 1 tjetër në kërkim.

Policia bën me dije se, më datë 03.02.2017 , në vijim të operacioneve  për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua  me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar "Rrjeta" ku si rezultat i tij :

U arrestua në flagrancë shtetasi Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.

Këta 2 shtetas, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e  dyshuar narkotike Mariuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje.

Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e  mundur kapja në flagrancë  në ikje e sipër e shtetasit Konstandin Mrruku, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer  malor.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike "  parashikuar nga neni  283/2  i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi rrënqethës i Moikom Zeqos: Djali me gruan ruse, dhimbja e madhe e Dritëroit (FOTOT E SHKRIMTARIT ME TË BIRIN)
Anëtarët e Gjykatës së Lartë në KED pa magjistraturë (INVESTIGIMI) »
Article Logic
Execution time: 0.011607885360718
array(1) { ["section"]=> string(90) "rrjeta-e-policise-peshkon-trafikantin-e-droges-sekuestrohen-20-kile-marijuhane-video-67700" }