Rrjeti 20 KV i jep fund faturimit aforfe në Fier, investimi i ri i OSHEE-së

Publikuar tek: ekonomi, më 12:47 31-05-2016 Rrjeti 20 KV i jep fund faturimit aforfe në Fier, investimi i ri i OSHEE-së

Nga kjo javë të gjithë konsumatorët e qytetit të Fierit janë të pajisur me matësa të energjisë ndërsa OSHEE i ka dhënë fund faturimit aforfe. Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i OSHEE-së z.Adrian Çela inauguruan përmbylljen e fazës së parë të investimeve për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kv në më shumë se gjysmën e qytetit duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për 20 mijë abonentë ose 100 mijë banorë.

Ministri Gjiknuri dhe administratori i OSHEE u ndalën edhe në një prej shtëpive private në të cilat janë montuar sëfundi aparatët e rinj matës. Kryefamiljari u shpreh se me investimet e përfunduara ka ndryshuar shumë cilësia e furnizimit me energji.

Ministri Gjiknuri deklaroi se reforma në sektorin energjetik po jep rezultat, jo vetëm që ka shpëtuar para të vlefshme nga Buxheti i Shtetit por po i kthehen këto para qytetarëve në investime. “Ky investim do të bëjë që cilësia e energjisë të jetë rritur, qytetarët janë pajisur me matësa e nuk do të ketë faturim aforfe. Këto do të bëjnë të mundur që të konsolidohet rrjeti energjetik shqiptar por mbi të gjitha të ketë stabilitet në tarifat e energjisë madje duke parë dhe mundësitë se si mund të lehtësohen ato gjithmonë e më shumë sidomos për ta bërë biznesin shqiptar kompetitiv dhe për të konsideruar më shumë qëndrueshmërine e sektorit energjetik”, insistoi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, reforma është e suksesshme por qeveria nuk është e kënaqur me kaq pasi ka akoma shumë për tu bërë. “Natyrshëm para qeverisë shqiptare dalin sfida të mëdha përsa i takon  reformimit të sektorit elektroenergjetik sidomos hapja e tregut te liberalizimit”, theksoi z.Gjiknuri.

“Ky investim ka një vlerë prej 370 milion lekë të reja. Janë rehabilituar 38 kabina dhe ndërtuar 11 të reja. Janë shtruar rreth 30 km linjë 20 kv. Deri tani funksiononte sistemi i vjetër 6 kv që ishte prej 40 vitesh. Me këtë investim evitohen maksimalisht defektet dhe koha e riparimit të tyre”, u shpreh kreu i OSHEE-së, Çela.

Sipas tij, që nga muaji i ardhshëm do të fillojë dhe faza e dytë e investimit mbi 400 milion lekë të reja dhe brenda Tetorit jo vetëm qyteti por bashkë me rrethinat do jenë me rrjet të ri 20 kv.

Çela tha në qytet ka përfunduar instalimi i matësave dhe nga muaji i ardhshëm, në drejtorinë rajonale Fier që përfshin, Fier, Ballsh, Patos dhe zonat rurale nuk do lëshohen fatura aforfe.

“Nuk bëhet fjalë për Fierin por në disa qytete tjera kemi vështirësi për vendosjen e matësave. Ka edhe familje që po bëhen pengesë pasi nuk pranojnë punonjësit të shkojnë të bëjnë vendosjen e matësave. E kanë të kotë, brenda Qershorit do montohen matësat. Sanksionet me të cilat ato do të përballen nga data 1 Korrik me përfundimin e aksionit për vendosjen e matësave do të jenë shumë herë më të mëdha, sanksione penale dhe financiare. Kush nuk do të pranojë montimin e matësit do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike”, u shpreh Çela.

matesa2.jpgmatesa.jpgmatesa3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027592897415161
array(1) { ["section"]=> string(80) "rrjeti-20-kv-i-jep-fund-faturimit-aforfe-ne-fier-investimi-i-ri-i-oshee-se-41999" }