Rrjeti 5G, gjenerali amerikan: Mundësi e artë për mbrojtjen kibernetike, Kina shqetësim për sigurinë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 18-11-2019 Rrjeti 5G, gjenerali amerikan: Mundësi e artë për mbrojtjen kibernetike, Kina shqetësim për sigurinë Gjeneral amerikan James Jones

Gjeneral amerikan James Jones në konferencën “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë” foli për rrjetin 5G që pritet të ndërtohet në Shqipëri, ndonëse sulmet janë të shumta.

Jones tha se rrjeti 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale dhe për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike, që rrjedhimisht lidhet me ndërhyrjet më të ulëta të Rusisë dhe Kinës.

“Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve.

Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit. Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën.

Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë” tha ai.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16241788864136
array(1) { ["section"]=> string(104) "rrjeti-5g-gjenerali-amerikan-mundesi-e-arte-per-mbrojtjen-kibernetike-kina-shqetesim-per-sigurine-186265" }