Rrjeti social merr vendimin drastik, ndalon të gjitha reklamat elektorale

Publikuar tek: bota, më 21:42 30-10-2019 Rrjeti social merr vendimin drastik, ndalon të gjitha reklamat elektorale

Rrjeti i njohur social Twitter ka vendosur të ndalojë publikimin e të gjitha mesazheve politike elektorale.

Vendimin e ka dhënë vetë shefi ekzekutiv i rrjtetit social, Jack Dorsey, një veprim që do të rrisë presionin ndaj Facebook, mbi qëndrimin e tij të diskutueshëm për të lejuar politikanët të reklamojnë deklarata e tyre të rreme.

Politika e re e rrjetit social më të përdorur në fakt nga zyrtarët në shumë vende të botës, e njoftuar përmes llogarisë në Twitter të Dorsey, do të hyjë në fuqi në 22 nëntor dhe do të zbatohet globalisht për të gjitha reklamat e zgjedhjeve, si dhe reklamat që lidhen me çështje politike. Ky afat do të përfshijë dhe ndalimin e reklamave politike për zgjedhjet e parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ato janë vendosur të mbahen në 12 dhjetor.

Twitter më parë kishte zbatuar disa rregulla dhe kufizime për reklamat politike, por pas polemikave të fundit dhe akuzave ndaj Facebook se kishte favorizuar një reklamë të Trump për të goditur Joe Biden, ka vendosur të mos lejojë fare publikimin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043768882751465
array(1) { ["section"]=> string(79) "rrjeti-social-merr-vendimin-drastik-ndalon-te-gjitha-reklamat-elektorale-184122" }