Rrogozhinë, kamioni përplas një person me biçikletë, i merr jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 29-04-2015 Rrogozhinë, kamioni përplas një person me biçikletë, i merr jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë duke shkaktuar vdekjen e një personi i cili po udhëtonte me biçikletë.

Biçikleta është përplasur nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të saj. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë që ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit nga poshtë kamionit. Kjo ka vështirësuar punën e tyre, ndaj me vete kanë marrë edhe mjetet e nevojshme për ngritjen e kamionit.

Raportohet  gjithashtu se policia, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLD shkarkon gjyqtarin Pojanaku i dënuar për korrupsion, pezullohet gjyqtari i Kavajës Osman Aliu
Automjetet në BE do të pajisen me thirrje automatike për policinë në momentin e aksidentit »
Article Logic
Execution time: 0.011138916015625
array(1) { ["section"]=> string(68) "rrogozhine-kamioni-perplas-nje-person-me-biciklete-i-merr-jeten-9974" }