Rrok Pepaj kërkon të dalë nga burgu, çoi Policinë në parcelat me hashash të të birit, 25 vjeçari vrau dy kushërinjtë në Malësi dhe u zhduk

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 25-11-2020 Rrok Pepaj kërkon të dalë nga burgu, çoi Policinë në parcelat me hashash të të birit, 25 vjeçari vrau dy kushërinjtë në Malësi dhe u zhduk Rrok Pepaj

Rrok Pepaj, babai i 25 vjeçarit Daniel Pepaj, kërkon të dalë nga burgu. Gjykata e Shkodrës, shkalla e parë por dhe Apeli kanë lënë më herët në fuqi masën e sigurisë për të “Arrest me burg”.

Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon që masa e sigurisë ndaj të tij të shfuqizohet, pasi Pepaj, siç shkruan në kërkesë, nuk ka asnjë lidhje me parcelën me drogë që gjeti policia.

“Nuk ka asnjë provë ligjore se këto bimë narkotike, të gjetura nga policia gjatë kontrollit të territorit për të gjetur viktimat të jem unë autor i mbjelljes apo të pasjes dijeni për to. Vendi ku janë gjetur bimët narkotike nuk është tokë e imja, që sipas ligjit të mbaj përgjegjësi. Këto bimë as nuk i kam mbjellur unë, as nuk mbaj përgjegjësi për to”, është shprehur Pepaj.

Rrok Pepaj është babai i Daniel Pepaj, i riu që vrau për nëj sherr banal dy kushërinjtë e tij në Malësinë e Madhe, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, dhe më pas u arratis. Në kërkesën për shfuqizim të masës së sigurisë, ai ka thënë se edhe nëse droga është e djalit të tij, përgjegjësia është individuale.

“Përgjegjësia penale është individuale, unë nuk kam lidhje fare me ngjarjen as me kultivimin e bimëve narkotike të gjetura nga policia. E gjithë procedura e ndjekur ndaj meje është vetëm një hamendësim, pa asnjë provë ligjore”, ka thënë ai.

Avokati i tij shkruan se ritkthimi në shtëpi i  të akuzuarit, është një veprim që do të shmangte rrezikun për një hakmarrje të mundshme. “Organet e akuzës nuk kanë treguar ekzistencën e provave që bëjnë të mundur një dyshim të arsyeshëm. Referuar gjetjes së bimëve narkotike, mund të jetë i dyshuar çdo bashkëfshatar i shtetasit Rrok Pepaj”, thuhet në kërkesën për rekurs.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PO NDODH/ Ansambli i Këngëve dhe Valleve performon para ‘Shefqet Ndroqit’, pacientët me Covid-19 dhe mjekët dalin në ballkon dhe i duartrokasin (VIDEO)
Qeveria miraton rritjen e pagave për policët e burgjeve (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.010879993438721
array(1) { ["section"]=> string(143) "rrok-pepaj-kerkon-te-dale-nga-burgu-coi-policine-ne-parcelat-me-hashash-te-te-birit-25-vjecari-vrau-dy-kusherinjte-ne-malesi-dhe-u-zhduk-229044" }