Rrufe dhe breshër, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Publikuar tek: aktualitet, më 07:24 16-04-2019 Rrufe dhe breshër, zbuloni si pritet të jetë moti sot Ilustruese

Moti i keq mbizotëron prej ditësh në vendin tonë. Kjo situatë duket se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, për ditën e martë parashikohen reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit. Madje në disa prej tyre priten edhe reshje breshëri dhe rrufe.

RESHJET

Sot (e martë dt.16) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), të qarqeve të qendrës dhe jugut. Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot (e martë dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 /19 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C

ERA

Sot (e martë dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet malore veriore.

auto_m21555362845.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027055025100708
array(1) { ["section"]=> string(59) "rrufe-dhe-bresher-zbuloni-si-pritet-te-jete-moti-sot-160587" }