Nevil Dede nuk është më trajner i Tiranës. Burime të besueshme për newsport.al bëjnë me dije që tekniku bardheblu ka pasur një takim para sfidës me presidentin Refik Halili.
“Timonieri” i 25- herë kampionëve të Shqipërisë është dakordësuar me kreun e Tiranës duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të pankinës kryeqytetase.
Gjithçka ka ndodhur para ndeshjes me Laçin që do të startojë në orën 13:45. Rezultatet e skuadrës si dhe formacioni i zgjedhur para sfidës me kurbinasit ka lënë shije të hidhur te drejtuesit.
Dhe pas një bisede me njëri-tjetrin, Nevil Dede është përshëndetur me lojtarët duke u larguar nga stadiumi “Selman Stërmasi” së bashku me ndihmësin e tij.