Rrufeja vret 50 persona, bie në fushën e sportit

Publikuar tek: bota, më 06:07 15-05-2016 Rrufeja vret 50 persona, bie në fushën e sportit

Të paktën 50 vetë kanë humbur jetën për shkak të stuhive të forta me rrufe që kanë goditur mbrëmjen e djeshme Bangladeshin. Pjesa më  e madhe e viktimave janë regjistruar në kryeqytetin Dacca si dhe në rajonet veriore të Rajshahi, Sirajganj e Pabna.

Të paktën 10 studentë që luanin futboll në lagjen Jatrabari, në Dacca janë goditur nga një rrufe. 2 prej tyre, të dy 20-vjeçarë kanë mbërritur të pajetë në spital.

Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësisë Bangladesh ka nisur një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me rreziqet e stuhive elektrike, në mënyrë që banorët të qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë ditëve me stuhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari rus aktor filmash pornografikë, plas skandali në Eurovizion dhe publikohen FOTOT
Grabitet me armë nipi i Papa Françeskut »
Article Logic
Execution time: 0.011298894882202
array(1) { ["section"]=> string(53) "rrufeja-vret-50-persona-bie-ne-fushen-e-sportit-40471" }