Një lajm i rëndësishëm u raportua ditën e djeshme për të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit.
Tashmë, në afërsi të tunelit të Kalimashit do të ketë një “postbllok”, ku të gjitha ata që duan të udhëtojnë do të paguajnë një tarfië e cila është 5 euro (Vajtje-ardhje 10 euro). Taksimi filloi ditën e sotme, sakaq kanë ardhur dhe reagimet e para nga ata që e kundërshtojnë këtë nismë të qeverisë.
Ish-kryeministri Berisha shprehet se shqiptarët po taksohen pse po udhëtojnë te njëri-tjetrit, dhe e quan këtë vendim si turp të kombit.
Reagimi i plotë:
Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit! Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb