Rruga e Kombit ose segmenti Kalimash-Kukës-Morinë është bllokuar që mbrëmjen e djeshme nga rrëshqitja e dherave duke penguar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor.
Kompania Mirëmbajtëse e rrugës ka nisur menjëherë gjatë orëve të para të mëngjesit punën për pastrimin e saj, por ende nuk kanë mundur që ta zhbllokojnë tërësisht atë. Në vendin e ngjarjen ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika i cili shprehet që autostrada do të zhbllokohet plotësisht pasdite, ndërkohë është bërë i mundur qarkullimi i njërës anë të rrugës.
Xhika ka deklaruar se në vjeshtë kjo rrugë do të jepet me koncesion dhe procesi do të përfundojë brenda këtij afati kohor Qarkullimi po monitorohet nga Autoriteti i Rrugëve, Shtabi i Emergjencave Civile etj. Nga ngjarja e ndodhur në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme në urën e quajtur Leshnicë nuk ka pasur kalimtarë apo mjete të dëmtuara.