Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar sa i takon tarifimit me 5 euro të kalimit në “Rrugën e Kombit”. Deputeti i Qarkut Lezhë është shprehur se tarifa e vendosur nga qeveria është e lartë.
Nga ana tjetër, ai akuzon ish-kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PD, Basha asokohe ish-ministër i Transporteve gjatë ndërtimit të autostradës, për vjedhjen sipas tij të 230 milionë dollarëve gjatë ndërtimit të autostradës.
“Edhe mua nuk më pelqen aspak ajo tarifë e kalimit në rrugen e kombit, është e lartë! Por Lulëzim Basha me Sali Berishën e ca buburrecë, derivat te tyre, te j’ua kursejnë shqiptareve "irritimin" gjoja se po mbrojnë shqiptarët. Jane ata strumullarët e vjedhjes jo pak, por të 230 milion dollareve. Janë deformuesit e një projekti që besoj e sheh me sy gjithkush që kalon në atë rrugë. Ju ka ardhë goja hajdutëve e kërkojnë drejtësi. Me këta lloj njerëzisht ky vend prek fundit. Ata që janë shkaku i zullumit, ata bërtasin për pasojën që vetë e kanë prodhu!”, shkruan Ndreu.