"Rruga e Kombit" në flakë, reagon rrufeshëm Monika Kryemadhi

Publikuar tek: barometri, më 08:35 01-04-2018

Reagon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lidhur me protestën e tensionuar që po zhvillohet në Morinë, kundër vendosjes së taksimit për kalim.

Këtë protestë Kryemadhi e sheh si dëshmi të qartë të fundit të kryeministrit Rama.

“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm. Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë. Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, shprehet Kryemadhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018436193466187
array(1) { ["section"]=> string(64) "rruga-e-kombit-ne-flake-reagon-rrufeshem-monika-kryemadhi-115258" }