“Rruga e Kombit” nuk ndihmoi tregtinë me Kosovën, këtë vit eksportet ranë me 35 milionë euro

Publikuar tek: ekonomi, më 09:05 01-11-2016 “Rruga e Kombit” nuk ndihmoi tregtinë me Kosovën, këtë vit eksportet ranë me 35 milionë euro Dogana e Morines

Shqipëria rrit eksportet me Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë, por ul nxjerrjen e prodhimeve të saj për Kosovën, apo vende të tjera si Malta e Kina. 

Instituti i Statistikave (INSTAT) në Tiranë nxorri të dhënat e muajit shtator të këtij viti, ku rezulton se vendet më të cilat eksportet e Shqipërisë kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 10,2 %, Malta me 18,4 % dhe Kina me 11,5 %, raporton newsbomb.al.

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtatorin 2015 janë: Italia me 1,1 %, Greqia me 19,0 % dhe Gjermania me 20,2 %.

Por Kosova është shumë afër, dhe në ndihmë të tregtisë duhet të vinte edhe “Rruga e Kombit”. Siç duket nga të dhënat nuk është kështu.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2015, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej rreth 132.2 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2016, eksporti i mallrave drejt Kosovës kap vlerën e 88,4 milionë euro, ose 34,8 milionë euro më pak, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025754928588867
array(1) { ["section"]=> string(95) "rruga-e-kombit-nuk-ndihmoi-tregtine-me-kosoven-kete-vit-eksportet-rane-me-35-milione-euro-58021" }