Rruga Tiranë-Durrës, flet ministrja Balluku: Jo taksë në shtator, jemi në bisedime (Si do bëhet pagesa)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 16-05-2019 Rruga Tiranë-Durrës, flet ministrja Balluku: Jo taksë në shtator, jemi në bisedime (Si do bëhet pagesa) Balluku

Flet ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për taksën në rrugën Tiranë-Durrës.

Balluku tha se kjo taksë nuk do vendoset në shtator sikurse është thënë, pasi është një projekt afatgjatë dhe është ende në fazë studimi.

‘Është një projekt afatgjatë, po shikohet nga ekspertët e ministrisë për t’u vlerësuar dhe nuk ka një propozim sa i takon pagesës. Kjo do ndodhë pas realizimit të projektit, flitet për një afat kohor të largët. Do ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo çdo dalje do paguhet, është në varësi të gjatësisë së rrugës që do përshkruajë çdo automjet. E dyta, kushdo të jetë fituesi duhet të rehabilitojë rrugën pa pagesë Tiranë-Plepa. Pra Shqipëria do përfitojë edhe një rrugë të dytë të zgjeruar dhe me parametra europianë. Pas kësaj do filllojnë punimet në rrugën Tiranë-Durrës. Është një proces kompleks.

Nuk kemi arritur akoma të definojmë detajet financiare pasi po merremi me detajet teknike’, tha ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029633045196533
array(1) { ["section"]=> string(105) "rruga-tirane-durres-flet-ministrja-balluku-jo-takse-ne-shtator-jemi-ne-bisedime-si-do-behet-pagesa-164541" }