Ministria e Zhvillimit Urban ka njoftuar sot se ka nisur procesi i dëmëshpërblimeve për qytetarët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike.
Ministria njofton se, janë 72 familje që do të trajtohen nga fondi i shpronësimit dhe 40 familje që do trajtohen me qira për 2 vjet. Fondi i shpronësimit prej 582,942,635.82 lekë dhe fondi prej 12 milionë lekë për qiratë është efektiv dhe në dispozicion për likuidimin e këtyre familje.
Sipas ministrisë, deri më sot nga lista e 72 familjeve që janë trajtuar me shpronësim janë likuiduar 3 familje, të cilët kanë adresuar dokumentacionin përkatës dhe në llogarinë e tyre bankare ka kaluar shuma.
Familjet si më poshtë:
1. Flamur Halit Hoxha
2. Metlli Emin Shehu
3. Thabit Shuaip Shuaipi
Brenda ditës së nesërme do likuidohen dhe do kalojë në llogarinë e tyre bankare, shuma për 9 familje të tjera, si më poshtë:
1. Dashamir Enver Rrapushi
2. Pellumb Haxhi Lule
3. Agim Emin Shehu
4. Et’hem Qazim Driza
5. Zaçe Selam Sejdi
6. Xhelal Maksut Mezani
7. Lutfi Ali Shuaipi
8. Edmond Seit Bregu
9. Nadire/Fatjon Bego Bataj
Deri më sot nga lista prej 40 familje që përfitojnë qira prej 2 vjet nga shteti, janë likuiduar 8 familje si më poshtë:
1- Remzi Kasaj
2- Kastriot Bejaj
3- Halo Kamberaj
4- Sami Duraj
5- Kristofor Begaj
6- David Kamberaj
7- Arsen Qamili
8- Myslym Lamaj.
Gjithashtu janë në proces dhe 4 familje që do të likuidohen në ditët në vazhdim.