Rruga transballkanike në Vlorë, ndriçohet më në fund rotondoja e “vdekjes” që u kthye në vatër aksidentesh

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:40 16-06-2017 Rruga transballkanike në Vlorë, ndriçohet më në fund rotondoja e “vdekjes” që u kthye në vatër aksidentesh

Shumë persona u lënduan dhe shumë të tjerë kanë rrezikuar jetën në këtë zonë të qytetit bredetar.

Rotondoja e Transballkanikes në Vlorë ishte kthyer në vatrën më të re të aksidenteve automobilistike, e shumë jetë njerëzish janë vënë në rrezik.

Ndonëse një projekt i mbaruar vitet e fundit, me jehonë pa fund në mediat lokale dhe qëndrore sërish një nga elementët më kryesorë të saj mungonte: ndriçimi. Edhe pse rotondoja u ndërtua për të lehtësuar sadopak qakullimin e mjeteve, pikërisht ky element ishte kthyer në një burim aksidentesh gjatë natës.

Megjithatë, pas rasteve të shumta të aksidenteve në këtë zonë për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë më në fund janë marrë masat e domosdoshme.

Në foto duken qartë dritat në anë të rrugës, që do ndihmojë drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarëve të qarkullojnë tashmë të sigurt në këtë zonë.

Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistika rrugore janë bërë shpesh shkak i aksidenteve fatale, duke bërë që rrugët e reja të përgjaken vazhdimisht.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030788898468018
array(1) { ["section"]=> string(109) "rruga-transballkanike-ne-vlore-ndricohet-me-ne-fund-rotondoja-e-vdekjes-qe-u-kthye-ne-vater-aksidentesh-82675" }