‘Rrugorët’ e Tiranës ndëshkojnë shoferët te Rruga e Kavajës, vendosin 135 gjoba për 12 orë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 24-10-2020 ‘Rrugorët’ e Tiranës ndëshkojnë shoferët te Rruga e Kavajës, vendosin 135 gjoba për 12 orë (VIDEO)

135 automjete janë ndëshkuar për parkim të gabuar në kryeqytet gjatë 12 orëve të fundit.

Bëhet me dije se 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përzgjedhja e hetuesve në Byronë e Hetimit, reagon Ambasada e SHBA: Proces i vështirë, por i domosdoshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë
Moderatori i Opinion merr fshesën e punëtorit dhe pastron bustin e Ismail Qemalit në Vlorë: E nxorrët duhanpirës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012656927108765
array(1) { ["section"]=> string(99) "rrugoret-e-tiranes-deshkojne-shoferet-te-rruga-e-kavajes-vendosin-135-gjoba-per-12-ore-video-224986" }