Rryshfet në tendera për vepër publike, një zyrtar Italian kërkonte para, vizita dhe Escort-girl

Publikuar tek: bota, më 12:59 04-10-2016 Rryshfet në tendera për vepër publike, një zyrtar Italian kërkonte para, vizita dhe Escort-girl Nje nder pikat qe po hetohet nga prokuroria italiane

Një ish-zyrtar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Itali, akuzohet nga prokuroria se ka marrë rryshfet, madje udhëtime dhe escort pasi ka favorizuar në tender, raportojnë mediat italiane. 

Bëhet fjalë për Pierpaolo Tondo, aktualisht drejtor administrative në Ministrinë e Drejtësisë që është mes të akuzurve në hetimet e DNA milaneze që çoi në 14 arrestime. Sic lexohet në akt-akuzë Tondo ka marrë nga sipërmarrësi Venturino Austoni, një nga personat e arrestuar “disa para në cash” dhe “udhëtime falas” në Milano, duke përfshirë “darka, hotele dhe escort për arsye seksuale dhe pagesash”.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe Guardia di Financa që akuzon Tondon se ka marrë “para dhe gjëra të tjera”. Gjithcka verifikohet nga përgjimet e prillit 2015 raportojnë mediat në Itali.

Hetimet përfshijnë një rrjet rryshfetesh nga një grup sipërmarrësish breshianë dhe bergamesë, të afërt me ndragetën që kanë ndarë tortën për punët publike në rajonin e Lombardisë.

Ndërmjet veprave të mbaruara është edhe rrjeti ndërmjet terminaleve 1 dhe 2 të aeroportit të Malpensas. Një vepër që duhet të hapej për Expo por që nuk është kompletuar akoma. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princi William dhe Dukesha Kate, ndjekin gjurmët e Lady D, kthehen në qëndrën që themeloi Diana
Vritet në Siri një ish-udhëheqës i al-Qaeda »
Article Logic
Execution time: 0.013405084609985
array(1) { ["section"]=> string(99) "rryshfet-ne-tendera-per-veper-publike-nje-zyrtar-italian-kerkonte-para-vizita-dhe-escort-girl-55044" }