Radiotelevizioni Publik Shqiptar, në rikonstrukturimin e tij, ka shpallur këtë të dielë njoftimin për audicione për pozicionet e moderatorit, folësit të lajmeve dhe komentator sportiv.
Për të marrë pjesë në Audicion, duhet kanditai i interesuar duhet të dorëzojë CV e tij pranë RTSH ose në adresën [email protected] e cila duhet të ketë të përcaktuar profilin për të cilin intereuari do të konkurroi. Të përzgjedhurit do të njoftohen nga stafi, për datën, vendin dhe orarin e audicionit.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere: Të kenë mbaruar ose ndjekin studimet në arsimin e lartë (preferohet dega Gazetari për folës lajmesh, apo Gjuhë-letërsi për moderatorët dhe prezantueset). Të flasin pastër standartin e gjuhës shqipe, transmeton “IMAlbania”.
Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj (preferohet anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja). Preferohet mosha 20-40 vjeç.