Ruanda akuzon 22 zyrtarë të Francës për gjenocidin e vitit 1994

Publikuar tek: bota, më 00:07 01-11-2016 Ruanda akuzon 22 zyrtarë të Francës për gjenocidin e vitit 1994

Qeveria e Ruandës ka publikuar një listë të 22 ish-oficerëve ushtarak dhe atyre aktual që shërbejnë në forcat franceze me akuzën për të cilët Kigali zyrtar pretendon se kanë luajtur një rol vendimtar gjatë gjenocidit të vitit 1994 kundër fisit tutsi që la afër një milion njerëz të vrarë.

Në krye të listës të publikuar të hënën gjendet gjenerali Jacques Lanxade, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes franceze në kohën e gjenocidit, i cili akuzohet se ka furnizuar me armë ushtrinë e Ruandës përkundër njohurive se masakrat kundër tutsit u organizuan nga forcat e armatosura.

Në 100 ditët e genocidit u shfaros 70% e popullsisë tutsi ose 20% e gjithë popullsisë së Ruandës.

Genocidi i Ruandës njihet si një prej më të rëndëve në historinë e njerëzimit edhe për faktin se komuniteti ndërkombëtar kishte dijeni të plotë se çfarë po ndodhte në këtë shtet, por refuzoi që të ndërhynte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025759935379028
array(1) { ["section"]=> string(69) "ruanda-akuzon-22-zyrtare-te-frances-per-gjenocidin-e-vitit-1994-58001" }