Ruçi kërkesë Azerbajxhanit: Mos pengoni përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:26 25-10-2020 Ruçi kërkesë Azerbajxhanit: Mos pengoni përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur gjatë ditës së sotme Ambasadorin e Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Hyseynov.  

Pas takimit kokë më kokë, Ruçi nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, bazuar në bezimin dhe respektin reciprok.

Gjithashtu, Ruçi konfirmoi nevojën të rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregëtar mes dy vendeve. Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare.

Nga ana tjetër, ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

 


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrumbohet nga flakët ‘BMW-ja’ në autostradën e TEG-ut, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
‘Me demek paska tradhëtuar Lulin Jozi’, shpërthen gazetari i njohur: Ju këlysha që jeni ngjitur pas sumës së Lulit... »
Article Logic
Execution time: 0.014213085174561
array(1) { ["section"]=> string(110) "ruci-kerkese-azerbajxhanit-mos-pengoni-perpjekjet-e-kosoves-per-anetaresim-ne-organizatat-nderkombetare-225125" }