Ruçi mesazh të qartë politikës: Drejtësia nuk vihet me hakmarrje, por me ligje të mira

Publikuar tek: politike, më 19:50 17-09-2019 Ruçi mesazh të qartë politikës: Drejtësia nuk vihet me hakmarrje, por me ligje të mira Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgon një mesazh të qartë gjithë aktorëve politikë në Shqipëri, ndërsa thekson se drejtësia nuk vihet përmes hakmarrjes por ligjeve të mira.

Ruçi e ka bërë këtë deklaratë në shfaqjen e dokumentarit mbi jetën dhe trashëgiminë e gjyqtarit Thomas Burgenthal, “Paqe përmes Drejtësisë. Trashëgimia e Thomas Burgenthal”.

“Nuk mund të ketë drejtësi për një individ apo një komb, nëse individët dhe kombet e tjerë vuajnë në padrejtësi. Jeta e gjyqtarit Burgenthal na mëson se drejtësia nuk mund të vihet nëpërmjet hakmarrjes, por nëpërmjet ligjeve më të mira, që përjashtojnë shtypjen dhe diskrimimimin”, u shpreh Gramoz Ruçi.

MESAZHI I PLOTË I RUÇIT:

Unë dhe Ambasadori Borçard, Kuvendi i Shqipërisëdhe OSBE, jemi sot bashkë jo për punët e preokupimet tona të përditshme. Nuk jemi këtu as për reformën zgjedhore, as për reformën në drejtësi, por për një çështje tjetër. Duke marrë shkas nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, menduam tju ftojmë në shfaqjen e dokumentarit mbi jetën dhe trashëgiminë e gjyqtarit Thomas Burgenthal, “Paqe përmes Drejtësisë. Trashëgimia e Thomas Burgenthal”.

Falenderojmë gjithashtu z. Çashku, i cili me kontributin e tij na e krijoi këtë mundësi. Burgenthal është një rast unik në botë, i cili e zhvilloi karrierën dhe ia përkushtoi jetën e tij një çështjeje qëlidhej me rrethanat e fëmijërisë së tij, të jetës së tij. Ky rast unik na tregon se bota mund të ndryshohet e mund të bëhet një vend më i mirë për individin, grupin shoqëror apo komunitetin vetëm nëse u krijohet tëgjithëve mundësia për të jetuar me dinjitet.

Nuk mund të ketë drejtësi për një individ apo një komb, nëse individët dhe kombet e tjerë vuajnë në padrejtësi. Jeta e gjyqtarit Burgenthal na mëson se drejtësia nuk mund të vihet nëpërmjet hakmarrjes, por nëpërmjet ligjeve më të mira, që përjashtojnë shtypjen dhe diskrimimimin.

Ligjet e drejta e bëjnë të dobtin të fortë, të pambrojturin të mbrojtur, të padrejtin të drejtë, tëpavërtetin të vërtetë dhe ato e shpëtojnë jetën njerëzore nga agresionet, dhuna dhe rreziqet. Gjyqtari Burgenthal nuk i vuri për qëllim vetes tëshprehte e derdhte ndaj të keqes mllefet, dhimbjet dhe urrejtjen për ato që i ishin shkaktuar babait të tij, familjes së tij, kombit të tij.

Mesazhi i tij është se urrejtja nuk luftohet me urrejtje, shtypja nuk eleminohet me shtypje, dhuna nuk kërkon dhunë, padrejtësia nuk dëbohet nga jeta me padrejtësi. Përkundrazi, ai zgjodhi rrugën e kontributit të tij njerëzor, profesional dhe institucional për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme drejt një bote e shoqërie më tëdrejtë e më të mirë.

Kontributi i gjyqtarit Burgenthal në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut, Komisionin për të Vërtetën në El Salvador dhe Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zhvilloi përhapi dhe fuqizoi perspektivën e sundimit të ligjit të studentët e tij, tekomuniteti i tij, të njerëzit liri e drejtësidashës në tëgjithë planetin. Së fundi, dëshiroj të vë në dukje se ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për të nderuar gjyqtarin Thomas Burgenthal.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë ështërasti të kujtojmë se populli shqiptar, përveç luftës çlirimtare për atdheun e vet, shfaqi gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare edhe një dimension tjetër njerëzor dhe të së drejtës. Me mbrojtjen unikale që u bëmë hebrejve, ne, shqiptarët, u provuam si një komb i drejtë, që e çmon drejtësinë për të gjithë, sidomos për më të rrezikuarit prej armiqve të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022445917129517
array(1) { ["section"]=> string(91) "ruci-mesazh-te-qarte-politikes-drejtesia-nuk-vihet-me-hakmarrje-por-me-ligje-te-mira-178793" }