Ruçi u dërgon kryeparlamentarëve të BE-së Planin për përmbushjen e përparësive të Këshillit të Bashkimit Europian

Publikuar tek: politike, më 09:10 30-09-2020 Ruçi u dërgon kryeparlamentarëve të BE-së Planin për përmbushjen e përparësive të Këshillit të Bashkimit Europian Gramoz Ruci

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nisur një aksion të ri diplomatik parlamentar. Dje u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve  të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.

Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë  mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019.

Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues.

Bashkangjitur letrës, po Ju dërgoj një kopje të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, si edhe “Planin e masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012837886810303
array(1) { ["section"]=> string(120) "ruci-u-dergon-kryeparlamentareve-te-be-se-planin-per-permbushjen-e-perparesive-te-keshillit-te-bashkimit-europian-222192" }