Ruçi uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: I dashur Glauk kam besim në drejtimin tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 19:02 26-12-2019 Ruçi uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: I dashur Glauk kam besim në drejtimin tuaj Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Gramoz Ruçi

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën i cili u zgjodh sot në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Me anë të një letre urimi Ruçi ka vlerësuar përvojën politike të Konjufcës si dhe e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt.

Ndër të tjera Ruçi në letër shkruan se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës do të rritet si një  nga aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh.

Letra e plotë:

'I dashur Glauk,

Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ju uroj nga zemra suksese në këtë detyrë të lartë dhe fisnike.

Kam besim të plotë se nën drejtimin Tuaj të urtë, Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses sfidat e vështira të zhvillimit, përparimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës si edhe rritjes së  mirëqenies së qytetarëve të saj.

Përvoja juaj e gjatë si deputet, kompetenca dhe përkushtimi me të cilin kini shërbyer si Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, angazhimi i gjatë në media si edhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut janë garanci se Ju do t’i përmbushni me sukses të gjitha objektivat për rritjen e kontributit të Kuvendit si dega legjislative e qeverisjes në konsolidimin e institucioneve demokratike, mirëqeverisjen, integrimet euroatlantike, shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe zhvillimin, stabilitetin, fqinjësinë dhe paqen në rajon.

Gjej rastin të rikonfirmoj vullnetin dhe gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë si edhe timin personal se, ashtu si deri më sot, bashkëpunimi  midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës do të rritet e zgjerohet, si një  nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Për të diskutuar nga afër çështje konkrete të bashkëpunimin tonë të ardhshëm, kam kënaqësinë t'Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt', shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ened NAKUÇI, prokurori i SPAK që e filloi me një projekt të SOROS e që vazhdoi pasurinë me pagat e veta e të bashkëshortes (DOKUMENTET)
ALARMANTE: Përfshihet nga flakët karburanti në Kombinat (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011821031570435
array(1) { ["section"]=> string(93) "ruci-uron-kryeparlamentarin-e-ri-te-kosoves-i-dashur-glauk-kam-besim-ne-drejtimin-tuaj-190457" }