Ruçi uron zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA-së

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 05-01-2019 Ruçi uron zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA-së

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Eliot Engel, Steny Hoyer dhe James E. Risch. 

Ruçi i dërgoi sot një mesazh urimi Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Populli shqiptar sheh në personalitetin Tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan Ruçi.

Gjithashtu Kryetari i Kuvenditi dërgoi mesazh edhe Steny Hoyer.

“Përvoja Juaj rreth tridhjetëvjeçare në Kongres si edhe kontributi Juaj i shquar në Grupin Demokrat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, janë garancia se nën lidershipin Tuaj, Grupi Demokrat do të kontribojë edhe më shumë që Dhoma e Përfaqësuesve tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan si edhe zhvillimit, ruajtjes së paqes, garantimit të sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet e demokraci” thuhet në letrën që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgon Kryetarit të Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, z. Steny Hoyer.

Nje mesazh i dergoi edhe  James E. Risch, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nën lidershipin Tuaj, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Senati i ShBA-së do tu kontribojnë mbështetjes së zhvillimit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet, qytetërim e demokraci. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan kryeparlamentari Ruçi në letrën e urimit dërguar Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të ShBA, z. James E. Risch.

 

26.jpg

18.jpg

36.jpg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Borë dhe acar në gjithë vendin, mësoni gjendjen e rrugëve dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve
Tentuan pengmarrjen e vëllait të drejtorit të ALUIZNI-t, lihet në burg çifti i të dashurve (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.013344049453735
array(1) { ["section"]=> string(73) "ruci-uron-zyrtaret-e-larte-te-sapozgjedhur-te-kongresit-te-shba-se-147576" }