Rudina Dembacaj publikon FOTOT me fëmijët e Mark Frrokut, aktorja i bashkohet familjes së ish-deputetit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:21 01-02-2020 Rudina Dembacaj publikon FOTOT me fëmijët e Mark Frrokut, aktorja i bashkohet familjes së ish-deputetit Rudina Dembacaj, Mark Frroku dhe dy femijet e tij

Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka publikuar mbrëmjen e sotme disa foto me fëmijët e ish-depeutetit Mark Frroku.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga vetë aktorja, ajo është bërë pjesë e familjes Frroku dhe fëmijët e ish-deputetit e kanë pritur mjaft mirë partneren e re të babait të tyre. Madje, fëmijët e ish-deputetit Mark Frroku shihen duke luajtur dhe me vajzën e Rudinës, Viktorian.

Fotot e publikuara sonte nga aktorja konfirmojnë deklaratën e saj të pak ditëve më parë, ku shprehej se është një shoqe e fëmijëve të Markut dhe ka arritur t’ju rikthejë atyre buzëqeshjen.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, ka thënë Rudina Dembacaj.

Rudina Dembacaj me ish-deputetin Mark Frroku dhe fëmijët e tij:

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_5_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_4_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010056972503662
array(1) { ["section"]=> string(109) "rudina-dembacaj-publikon-fotot-me-femijet-e-mark-frrokut-aktorja-i-bashkohet-familjes-se-ish-deputetit-193803" }