Rudina Hajdari deklaratë të fortë: Marrëveshja me Ramën, fundi politik i Bashës

Publikuar tek: politike, më 16:26 23-09-2019 Rudina Hajdari deklaratë të fortë: Marrëveshja me Ramën, fundi politik i Bashës

Deputetja Rudina Hajdari, bëri deklarata të forta ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Dita Jonë”.

Hajdari tha se Reforma Zgjedhire është futur në shina, ndërsa tregoi se në fillim ishte skeptike nëse do të bëhej.

“Reforma zgjedhore është futur në shina dhe tani duhet ta çojmë përpara. Shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët që ndjehen të përfaqësuar. Strukturat aktuale nuk e lejojnë qytetarin të votojë kandidatin e duhur. Lista është e mbyllur. Reforma zgjedhore kërkon shumë ndryshim, të ligjit të Kushtetutës. Ka shumë punë, por tashmë është në shina. Në fillim ishin skeptik për reformën, por tashmë retorika është ndryshe”, u shpreh Hajdari.

Deputetja foli edhe për një marrëveshje të mundshme mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, pas ftesës publike të këtij të fundit. Hajdari tha se marreveshja mes tyre do të ishte fundi politik i Bashës.

“Partitë jashtë Parlamentit duhet të jenë koshiente për gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë opozitën brenda parlamentit për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dhënë zgjidhje gjërave që u interesojnë shqiptarëve. Një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës do të ishte fundi për kreun e PD pasi ai ka bërë disa premtime dhe të mos i plotësosh ato është e gabuar. Një marrëveshje do t’i kthehet në bumerang zotit Basha, do t’i ketë demokratët kundër”, theksoi politikania.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079059600830078
array(1) { ["section"]=> string(84) "rudina-hajdari-deklarate-te-forte-marreveshja-me-ramen-fundi-politik-i-bashes-179504" }