Rudina Hajdari del live nga Hotel Tirana dhe publikon VIDEON e Bashës: Shikojeni, shikojeni, shikojeni!

Publikuar tek: politike, më 11:51 11-07-2020

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë pak më parë një konferencë për gazetarët nga Hotel Tirana dhe ka publikuar një video të kreut të PD Lulzim Basha.

Video i përket kohës kur Basha u fliste qytetarëve nga çadra që u vendos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ku kreu i PD u premtoi qytetarëve se listat e kandidatëve për deputetë do t’i vendoste vetë populli.

“Po ju tregoj një video që ndoshta e keni harruar.

Moment nga video: “Kjo është hera e fundit që kryetari vendos listën e depuetëve se herët tjetër listën e deputetëve do ta vendosi vetëm qytetari shqiptar.”

Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbajt. Në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim koherent me publikun. Ka ardhur koha që qytetarëve tu mbahen ato premtime dhe jo të mashtrohen me premtime elekotrale”, tha Hajdari, ndërsa videon e përsëriti tre herë duke ftuar gazetarët ta shikonin e rishikonin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094499588012695
array(1) { ["section"]=> string(106) "rudina-hajdari-del-live-nga-hotel-tirana-dhe-publikon-videon-e-bashes-shikojeni-shikojeni-shikojeni-213526" }