Rudina Hajdari “demaskon” negociatat PS-PD, shpërthen para kamerave: I mbyllën derën SHBA! Kanë hallin e bizneseve dhe familjeve të tyre

Publikuar tek: politike, më 23:04 31-05-2020 Rudina Hajdari “demaskon” negociatat PS-PD, shpërthen para kamerave: I mbyllën derën SHBA! Kanë hallin e bizneseve dhe familjeve të tyre Deputetja Rudina Hajdari

Rudina Hajdari reagon ashpër pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik pa një marrëveshje për reformën zgjedhore.

“Ramë dakort për të mos rënë dakort”, tha Hajdari teksa zbuloi detaje nga mbledhja dhe tentativa e përfaqësuesit të ambasadës amerikane, për të cilin tha se politika e vjetër shqiptare i mbylli derën.

“A e kuptoni që këta nuk kanë hallin e shqiptarëve, nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këta kanë hallin e bizneseve dhe familjeve të tyre,” tha ndër të tjera Hajdari.

Rudina Hajdari:

Falenderoj Ambasadën Amerikane që u ngujua sot në këtë ndërtesë, por edhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe kaq personale. Pse vjen ambasada e SHBA këtu? Se duan interesin e shqiptarëve, dhe këta sot ia mbyllën derën ambasadës, i thanë nuk jemi të gatshëm për marrëveshje. Në fund u tërhoqën. Çfarë është më e rëndësishme, që kjo reformë zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve, edhe nuk e ka. Këta shohin kryetarët e tyre, bizneset e tyre. U takova edhe me përfaqësuesit e SHBA. U takuan me Gjiknurin, Bylykbashin, me mua personalisht ndërsa Petriti shkoi bëri një xhiro aty. Në fund bëmë një bisedë të përbashkët dhe ramë dakort për të mos rënë dakort. Ata ishin të investuar që sot të kish një zgjidhje.

Edhe dje ambasada e SHBA ishte këtu, bashkë me delegacionin e BE. Se ku e kanë hallin ju e dini. Te vetja e vetë, absolutisht jo te qytetarët shqiptarë. Këta nuk duan t’ja dinë për shqiptarët. Ju nuk e kuptoni dot se sa e trishtë është kjo gjë. të dashur qytetarë duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nëse nuk hapim listat, nëse nuk ndryshojmë sistemin, këtu do të ngelemi. Këta kanë hallet e bizneseve dhe familjeve të tyre. Nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një investim tjetër që ne do të vazhdojmë dhe do të futemi në lojë. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit. Do të kemi gjithë mbështetjen e shqiptarëve. Nuk dështuam ne, dështoi politika e vjetër shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096800327301025
array(1) { ["section"]=> string(138) "rudina-hajdari-demaskon-negociatat-ps-pd-shperthen-para-kamerave-i-mbyllen-deren-shba-kane-hallin-e-bizneseve-dhe-familjeve-te-tyre-208559" }