Rudina Hajdari drejt krijimit të një partie të re? Çfarë deklaroi deputetja që ngriti dyshime për një forcë tjetër në horizont

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 19-12-2019 Rudina Hajdari drejt krijimit të një partie të re? Çfarë deklaroi deputetja që ngriti dyshime për një forcë tjetër në horizont Rudina Hajdari për mediat

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore, kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari në prononcimin për shtyp, nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve, lidhur me bashkëpunimin e PS-PD mbi reformën.

Deputetja nuk hodhi poshtë këtë ide, por kërkoi që Reforma të mos bëhet vetëm për këto dy forca politike, por të jetë e përshtatshme për këdo forcë që dëshiron të krijohet dhe të hyjë në rradhët e politikës shqiptare.

Hajdari ka hedhur kështu dyshime për krijimin e një partie të re, nën drejtimin e saj, sikurse ajo e ka paralajmëruar edhe më herët.

'Memoria politike ka treguar se kjo ka ndodhur, ndodhi edhe në 2008, ndodhi edhe në 2017. Ky proces zgjedhor që bëhet sot, duhet mos bëhet vetëm për dy partitë kryesore, por për çdo forcë që kërkon të hyjë në zgjedhje.

E rëndësishme është që ne të krijojmë kushtet për të gjithë dhe Reforma Zgjedhore duhet të synojë demokracinë', tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Zgjedhorja'/ Hajdari: Burg për këdo që shet votën, e rekomandoi BE, bashkëpunimi PD-PS është i mundshëm
Të shtëna me armë zjarri në Patos, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.013443946838379
array(1) { ["section"]=> string(132) "rudina-hajdari-drejt-krijimit-te-nje-partie-te-re-cfare-deklaroi-deputetja-qe-ngriti-dyshime-per-nje-force-tjeter-ne-horizont-189839" }