Rudina Hajdari e ashpër me të gjithë për Zërin e Amerikës: PD zgjodhi rrugën e gabuar, Qeveria me rekorde të larta korrupsioni, kurse Meta shkeli Kushtetutën. Vendi ka nevojë për frymë të re

Publikuar tek: politike, më 20:41 20-07-2019 Rudina Hajdari e ashpër me të gjithë për Zërin e Amerikës: PD zgjodhi rrugën e gabuar, Qeveria me rekorde të larta korrupsioni, kurse Meta shkeli Kushtetutën. Vendi ka nevojë për frymë të re Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se vendi është në një situatë të vështirë dhe në një krizë të thellë politike.

Hajdari shprehet se PD zgjodhi rrugën e gabuar duke dalë nga Parlamenti, ndërsa për Qeverinë thotë se ajo ka shënuar rekodre të larta korrupsioni. Gjithashtu deputetja e PD nuk lë pa komentuar dhe vendimet e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve, duke thënë se ai shkeli Kushtetutën dhe se dekretet nuk përmirësuan asgjë.

'Situata në Shqipëri është shumë e vështirë. Kemi 6 muaj që jetojmë në një krizë politike. Shumë shpejt duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura, për ta futur vendin në shinat e duhura për hapjen e negociatave për ngritjen e SPAK etj. Kujtojmë se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për shqiptarët.

Më 11 mars të 2019 vendosa të qëndroj në parlament për një arsye, sepse mendova që vendimi i PD dhe opozitës ishte antidemokratik dhe antishqiptar sepse do të sillte një krizë. Shqiptarët nuk pranuan një revolucion i cili nuk solli gjë tjetër vetëm një shkatërrim të imazhit të saj. Qeveria ndodhet jashtë horizontit demokratik, ka 6 vjet që dështon dhe me rekorde të larta korrupsioni. Gabimi i opozitës është që zgjodhi një rrugë jashtë institucioneve. Unë nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore.

Mendoj se për të ardhmen time politike patjetër do vendosin shqiptarët por është e rëndësishme që të marr vendimet e dhurua e të mos bëj kompromis me parimet e mia. Ndodhemi në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike', u shpreh zonja Hajdari.

Sa i përket ndërhyrjes së presidentit në zgjidhjen e krizës ajo e cilësoi atë si 'jolegjitime' dhe jo efektive pasi nuk solli zgjidhje.

'Zoti Meta zgjodhi një rrugë jo legjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës. Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një gjykatë kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete', u shpreh ajo.

Hapja e negociatave në tetor është vështirësuar si pasojë e krizës sipas Hajdarit dhe për këtë përgjegjësinë e ka qeveria.

'Absolutisht, 6 muajt e fundit kanë ndikuar në mënyrë serioze për hapjen e negociatave. Gjithsesi kemi shpresë në tetor. Uroj që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët pasi rrezikojmë shumë. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, ajo nuk ka bërë detyrat e saj', u shpreh Rudina Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064779043197632
array(1) { ["section"]=> string(193) "rudina-hajdari-e-ashper-me-te-gjithe-per-zerin-e-amerikes-pd-zgjodhi-rrugen-e-gabuar-qeveria-me-rekorde-te-larta-korrupsioni-kurse-meta-shkeli-kushtetuten-vendi-ka-nevoje-per-fryme-te-re-172813" }