Deputetja Rudina Hajdari e ka fituar betejën me koronavirusin, ndërsa lajmin e bën vetë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo bën me dije se lajmin e mirë ia dha doktor Pëllumb Pipero, ndërsa shton se pas periudhës së izolimit tashmë do t’i rikthehet aktivitetit normal.
Hajdari shprehet se “kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin”.
“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t'i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.
Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë”, shkruan Hajdari.